Dolly Parton ka bërë një donacion të dytë prej 1 milion dollarësh për Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt dhe kërkimin e tyre mbi sëmundjet e fëmijëve. Legjenda e muzikës country ka bërë shumë donacione bujare për disa kauza gjatë viteve, duke përfshirë zotimin e 1 milion dollarëve për kërkimin e vaksinës COVID-19 dhe financimin e vaksinës Moderna. Tani, këngëtarja ka kontribuar të njëjtën shumë për herë të dytë në organizatën jofitimprurëse për të ndihmuar në mbështetjen e kërkimeve të tyre në trajtimin e sëmundjeve kërcënuese për jetën e fëmijëve, duke përfshirë kujdesin ndaj kancerit.
Duke publikuar një foto të krijueses së hitit “9 to 5” me mikun e saj profesor kirurgjik, Naji Abumrad, llogaria e fëmijëve në VUMC në Twitter ka shkruar: “Jemi mirënjohës ta lajmërojmë kontributin prej 1 milion dollarësh të Dolly Partonit për ta mbështetur kërkimin e sëmundjeve infektive pediatrike! Kjo dhuratë bujare së bashku me mbështetjen e saj për kujdesin ndaj kancerit pediatrik do të na ndihmojë ta përshpejtojmë kërkimin dhe trajtimin për sëmundjet kërcënuese për jetën”.
“I dua të gjithë fëmijët. Asnjë nga ta nuk duhet të vuajë dhe jam e gatshme ta bëj pjesën time për t’i mbajtur shumë prej tyre sa më të shëndetshëm e të sigurt që është e mundur”.
Krijuesja e hitit “Jolene” tashmë ka dhuruar 1 milion dollarë për VUMC në prill 2020.
Mark Denison, profesor i Pediatrisë dhe drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Infektive Pediatrike, ka thënë: “Ne jemi thellësisht të nderuar nga kontributi i Dollyt në misionin tonë kërkimor.
“Për mbi 40 vjet divizioni ynë ka qenë lider kombëtar dhe ndërkombëtar në studimet për diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve kërcënuese për jetën dhe kjo dhuratë do të përshpejtojë punën tonë dhe do të mbështesë ide të reja”.
-
Taylor Swift dhuron 1 milion dollarë për Shoqatën Amerikan të Zemrës dhe “Feeding America”
-
Motra e Dolly Partonit kërkon nga fansat që të luten për yllin
-
Black Sabbath mbledh më shumë se 190 milionë dollarë për bamirësi
-
Tom Cruise dhe Dolly Parton do të nderohen me çmime “Oscar” për kontribut jetësor
-
Parton lanson koleksion bizhuterish të frymëzuar nga kënga “I Will Always Love You”