Ylli i hitit “Jolene”, Dolly Parton, e cila në janar të vitit 2021 i mbush 75 vjet, ka deklaruar se nuk e ka në plan të pensionohet nga muzika, si dhe ka shumë dëshirë që edhe një herë të përfshihet në ballinën e revistës, “Playboy”.
Duke folur për emisionin “60 Minutes Australia”, këngëtarja dhe aktorja tha: “Nuk e kam në plan të pensionohem. Sapo i kam mbushur 74 vjet dhe planifikoj të pozoj sërish për ballinën e revistës ‘Playboy’. Unë jam përfshirë në të kaluarën në këtë revistë, dhe mendoj se do të ishte argëtuese, që nëse udhëheqësit e saj pranojnë, të pozoj sërish për këtë ballinë kur t'i mbushë 75 vjet”.
Kur Parton u shfaq për herë të parë në ballinën e revistës “Playboy” në vitin 1978, ajo ishte vetëm 32-vjeçare. Atëkohë, këngëtarja dukej tërheqëse e veshur me kostumin e lepurushes seksi, dhe tashti thotë se do të ishte e pajtimit ta veshë të njëjtin kostum edhe pas 43 vjetësh.
Dolly Parton së fundmi e zbuloi se tashmë ka filluar të mendojë për trashëgiminë muzikore që do ta lërë prapa, dhe se ka filluar t'i incizojë vokalet e saj në mënyrë që edhe pas vdekjes së këngëtares, studioja incizuese të ketë mundësi të lansojë këngë të reja. Dhe kështu, Parton do të ketë mundësi të jetojë përgjithmonë, përmes muzikës së saj.
“Jam shumë me fat sepse i kam me qindra apo mijëra këngë të cilat ende nuk janë incizuar. Pra ka mjaftueshëm material për të jetuar përgjithmonë me muzikën time. Madje, jam duke krijuar këngë të reja pikërisht për këtë qëllim”, citohet të ketë thënë këngëtarja.
-
Reagon këngëtarja e famshme pasi Beyonce do t’ia përfshijë këngën në album
-
Dolly Parton dëshiron që Beyonce ta këndojë hitin e saj “Jolene”
-
Kylie Minogue shpreson të performojë edhe kur të bëhet 80-vjeçe
-
Hally Berry “refuzon” të ndihet në siklet për moshën
-
Motra e Dolly Partonit kërkon nga fansat që të luten për yllin