Reperi i njohur kanadez, Drake, i ka pushtuar rrjetet sociale me shpërndarjen e një videoje të lezetshme, ku ai shihet duke e bërë një bashkëbisedë qesharake me djalin e tij, Adonis.
Në videon e postuar në Instagram, Adonisi e pyet nëse reperi do të bëhet më i madh se ai, për çka Drake i përgjigjet: “Nuk mendoj, sepse ti je shumë i gjatë. Por a mendon se ti do të jesh më i madh se unë?” dhe Adonisi i përgjigjet: “Po! Do të bëhem i vjetër”.
Djali i yllit të muzikës, i cili në shtator të vitit të kaluar e lansoi albumin e ri, “Certified Lover Boy”, që debutoi në vendin e parë të toplistës “Billboard”, është vetëm katër vjeçar dhe tashmë ka filluar të zhvillojë biseda serioze me babanë e tij të famshëm. Ai madje i flet dy gjuhë, dhe në këtë video shfaqet duke e mësuar reperin të flasë frëngjisht.
Adonisi i kërkoi të atit t’i përsëris disa fjalë në gjuhën frënge me ç’rast dëgjohet duke thënë: “Kur të jesh më i vjetër, ti do të vdesësh dhe do të kthehesh prapë në gjithësi”. Kjo fjali i shkakton shumë të qeshura reperit i cili mendon se ai po i trillon këto gjëra.
Drake e ndanë kujdestarinë e Adonisit me nënë e tij, Sophie Brussaux, e cila ka lindur dhe është rritur në Francë. Siç duket, ajo ka vendosur t’ia mësojë të birit dy gjuhë, në mënyrë që të mund të komunikojë mirë me familjet e prindërve të tij.
Edhe
Drake bëhet artisti më i dëgjuar ne “Spotify” brenda një dite