Është bërë tashmë trend që fëmijët e të famshmëve të kenë llogari edhe në rrjetin social Instagram, e në këtë trend nga sot ka hyrë edhe djali i Gjikos dhe Elitës, Zëri.
Me emrin e plotë Zëri Gjikolli, llogaria e tij e hapur pak orë më pare tashmë ka marrë 1 mijë ndjekësit e parë, duke u rritur në vazhdimësi.
Llogarinë e tij e mirëmbajnë edhe këngëtari Gjiko edhe moderatorja Elita, të cilët tashmë edhe kanë publikuar fotografitë e para të Zërit aty, duke marrë qindra pëlqime dhe komente pozitive.
Zëri nuk është fëmija i parë me Instagram, Hana Aliu, vajza e Loredanës dhe Mozzik, pastaj, Gueril, djali i reperit Gold AG janë vetëm disa nga bebet që tashmë i kanë mbledhur mijëra ndjekës.
Artikuj të ngjashëm