Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Djali i dytë i Beckhamit planifikon t’i propozojë të dashurës

Djali i dytë i Victoria dhe David Beckhamit, Romeo, po planifikon t’i propozojë shumë shpejt të dashurës së tij 19-vjeçare, Mia Regan.

Ky propozim pritet të ndodhë pasi raportohet se Romeo është inspiruar nga vëllai i madh Brooklyn, i cili u martua para disa ditëve, raportoi të dielën “The Mirror”.

Sipas një burimi, gjithçka nisi në një udhëtim të familjes Beckham para dasmës së fëmijës së madh, ku u panë bashkë me Mian në një jaht luksoz në Florida.

Në këtë udhëtim, Romeo ka vendosur të planifikojë të ardhmen e tij me britaniken, me të cilën është në lidhje nga viti 2019.