Resorti “Walt Disney World” është duke gjeneruar të ardhura të mira dhe kjo gjë po e ndihmon ekonominë e Floridas në SHBA, raporton revista Forbes.
Ky resort ka mbledhur më shumë se 40 miliardë dollarë, duke pasur ndikim ekonomik në të gjithë shtetin dhe ka gjeneruar më shumë se një çerek milioni vende pune në vitin fiskal 2022, sipas një studimi të ri nga Oxford Economics.
“Disney është një katalizator financash për shtetin e Floridës që gjeneron miliarda në aktivitet ekonomik, drejtpërdrejt ose tërthorazi nëpërmjet zinxhirit të saj të furnizimit dhe shpenzimeve të punonjësve”, ka thënë Adam Sacks, president i ekonomisë së turizmit në Oxford Economics.
Disney më parë kishte pasur mosmarrëveshje me guvernatorin e Floridas, Ron DeSantis
Në gusht, DeSantis i tha CNBC se ai e kishte tejkaluar mosmarrëveshjen që kishte me Disney, duke inkurajuar Disneyn për të hequr padinë që pati ngritur në gjykatën federale kundër tij dhe bordit. Në padi të shumta, Disney thotë se të drejtat e fjalës së lirë të kompanisë u shkelën kur DeSantis u hakmor lidhur me kundërshtimin e Disneyt ndaj legjislacionit që pati bërë guvernatori, “Don’t Say Gey”.
Pas këtyre ngjarjeve DeSantis është munduar të zbusë raportet me gjigandin filmik.
Edhe
Shqetësime se parqet e Disneyt po e humbasin magjinë
Megjithatë Disney planifikon të rrisë edhe më shumë ekonominë në Florida.
Jeff Vahle, presidenti i Disneyt thotë se ende planifikon të investojë 17 miliardë dollarë shtesë gjatë dekadës së ardhshme në Floridan qendrore, gjë që potencialisht do të shtonte edhe 13,000 vende të tjera pune.