Showbiz

Dikur shokonin me puthje në publik, tani të martuara, kanë fëmijë dhe as nuk janë në kontakt

Julia Volkova dhe Lena Katina e përbënin bendin e popullarizuar rus “t.A.Tu”.

Dyshja ruse e njohur si “t.A.T.u”, të cilën e përbënin këngëtaret Julia Volkova dhe Lena Katina, i pushtuan top listat muzikore në të gjithë botën me hit këngën e tyre "All The Things She Said", të cilën e duan edhe sot shumë njerëz.

Prej atëherë kanë kaluar 17 vjet, ndërsa vajzave në atë kohë iu rrit fama edhe më shumë pasi që në publik u përhapën thashethemet se Julia dhe Lena janë çift lezbikesh, gjë që më vonë doli lajm i rremë, apo një truk i mirë-përdorur i marketingut. Vajzat tani nuk janë më as në kontakt, shkruan KOHA Ditore.

Lena dhe Julia ia siguruan vetes titujt kryesor në mediat botërore me spote provokative në të cilat ato ishin intime. Por pikërisht skandalet e sollën në pikëpyetje mbijetesën e bendit.

"Producenti ynë Vanja na tha se duhet të puthemi në video klip. Menduam se po tallej, por nuk po tallej. Nuk mund të ndalonim së qeshuri", kishte deklaruar Lena në një nga intervistat.

Julia 34-vjeçare tani më nuk merret me këndim. Disa vjet më parë, ajo njoftoi se ishte shëruar me sukses nga kanceri i tiroideve i cili ia kishte lënduar telat e zërit, dhe atë për shkak të gabimit të mjekëve. Ndërkohë, ajo u bë nënë e djalit Samir dhe vajzës Victoria, ndërsa gjykuar nga pamja e saj, u është nënshtruar edhe disa ndërhyrjeve estetike në fytyrën e saj.

Image

Lena, e cila tani është 34 vjeçe, pasi e përfundoi karrierën e saj muzikore, iu kthye studimit të psikologjisë, të cilin e përfundoi me sukses. Sot është në një martesë të lumtur me muzikantin me prejardhje serbe Sasha Kuzmanoviq dhe është nënë e djalit Aleksandër. Pas kthimit në vendlindjen e saj në Rusi, ajo vazhdoi të merrej me muzikën, por kurrë nuk e arriti suksesin që e pati me Julia dhe bendin provokativ “t.A.T.u”.

Në kulmin e famës së tyre ato i regjistruan gjashtë albume, tre në gjuhën ruse dhe tre në gjuhën angleze, ndërsa albumi i tyre "200 km/h in the Wrong Lane", pati sukses të madh në mbarë botën.