Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Digjet trupi i Coolios, 10 fëmijët e tij do ta mbajnë hirin në varëse

Një certifikatë vdekjeje e siguruar nga mediumi TMZ thotë se për reperin tashmë të ndjerë Coolio është mbajtur një ceremoni e djegies së trupit të tij.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Leon Ivey Jr., vdiq muajin e kaluar në moshën 59-vjeçare.

TMZ-ja ka raportuar se një përfaqësues i këngëtarit të hitit "Gangsta's Paradise", i cili ka 10 fëmijë, u tha se fëmijët e tij do të marrin nga një varëse për të mbajtur hirin e trupit të të atit, së bashku me një gjerdan.

"Disa anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes do t'i marrin gjithashtu ato”, ka thënë përfaqësuesi.

Coolio kishte katër nga fëmijët e tij, Artisha, Brandi, Jackie dhe Artis, me ish-bashkëshorten Josefa Salinas, nga e cila u divorcua në vitin 2000.

Ai kishte gjashtë fëmijë të tjerë të quajtur Grtis, Milan, Darius, Zhaneand dhe binjakët Kate dhe Shayne nga marrëdhënie të ndryshme.

Edhe Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Coolio Showbiz Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Coolio

Mail Online ka raportuar se lista e të ftuarve për ceremoninë e djegies të Coolios ishte aq "e kufizuar, saqë nuk përfshiu disa miq që e kishin njohur për dekada të tëra".

Coolio, i cili kapërceu betejat me varfërinë dhe varësinë nga droga gjatë rritjes së famës, u gjet muajin e kaluar në dyshemenë e banjës së një shoku dhe u shpall i vdekur për një arrest të dyshuar kardiak.

Coolio është i njohur për publikun kosovar për shkak të një koncerti që ka mbajtur në Prishtinë pak vite pas luftës.