Showbiz

Coolio vdiq pa lënë testament

Reperi i njohur amerikan, Coolio, nuk ka lënë prapa testament të ndarjes së pasurisë.

Ai vdiq në shtator të këtij viti në moshën 59-vjeçare dhe sipas raportimeve në revistën, “The Blast”, dokumentet e depozituara pas vdekjes tregojnë se ylli i hitit “Gangsta’s Paradise” nuk ka lënë prapa testament, që do të thotë se shtatë fëmijët e tij të rritur janë përfituesit e mundshëm të pasurisë së tij. Reperi ishte gjithashtu baba i tre fëmijëve më të vegjël të cilët nuk ishin të listuar në formularë si trashëgimtarë.

Thuhet se një dokument verifikimi është paraqitur nga ish-menaxheri i Coolios, i cili konfirmon se pasuria e tij vlerësohet të jetë më e lartë se 300 mijë dollarë, por një vlerë e saktë ende nuk është përcaktuar.

Coolio i kishte katër fëmijë me ish-bashkëshorten, Josefa Salinas, me të cilën u shkurorëzua në vitin 2000. Ai është baba edhe i gashtë fëmijëve tjerë nga lidhje të ndryshme.

I lindur me emrin Leon Ivey Jr, reperi vdiq më 28 shtator si pasojë e sulmit në zemër. Trupi i tij i pajetë u gjet në shtëpinë e një miku në Los Angeles.