Showbiz

DiCaprio e quan Thunbergun “lidere e kohëve tona”

Foto: NME

Aktori i famshëm i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, është figura e njohur më e fundit që lavdëroi aktivisten 16-vjeçare suedeze, Greta Thunberg, për luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike.

DiCaprio dhe Thunberg, të cilët janë shumë të zëshëm me misionin e tyre për luftën kundër ndryshimeve klimatike, së fundmi janë takuar për të diskutuar “angazhimin e tyre për të mbështetur njëri-tjetrin, me shpresën për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për planetin tonë”, shkruan NME. Më 2 nëntor, në një postim në Instagram, DiCaprio dokumentoi takimin e tyre dhe lavdëroi ndikimin e adoleshentes duke e quajtur Thunbergun një “lidere e kohëve tona”.

View this post on Instagram

There are few times in human history where voices are amplified at such pivotal moments and in such transformational ways – but @GretaThunberg has become a leader of our time. History will judge us for what we do today to help guarantee that future generations can enjoy the same livable planet that we have so clearly taken for granted. I hope that Greta’s message is a wake-up call to world leaders everywhere that the time for inaction is over. It is because of Greta, and young activists everywhere that I am optimistic about what the future holds. It was an honor to spend time with Greta. She and I have made a commitment to support one another, in hopes of securing a brighter future for our planet. #FridaysforFuture #ClimateStrike @fridaysforfuture

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio) on

“Ka disa herë në historinë e njerëzimit kur zërat janë të amplifikuar në momente kaq të rëndësishme dhe mënyra të tilla transformuese - por Greta Thunberg është bërë një liderë e kohëve tona”, ka shkruar DiCaprio, transmeton Koha.net. “Historia do të na gjykojë për atë çfarë po bëjmë sot për të ndihmuar të garantojmë që gjeneratat e ardhshme të mund të kënaqen me të njëjtin planet të jetueshëm të cilin ne e kemi marrë aq qartë si të mirë”, shtoi ai.


Lexoni edhe: 

Leonardo DiCaprio del në mbrojtje të Vjosës [video]


“Shpresoj se mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi udhëheqësve të botës kudo që koha e mosveprimit ka mbaruar”, shtoi ai. Po ashtu, DiCaprio shtoi se ishte shumë i “nderuar” që ka takuar aktivisten adoleshente, duke thënë se të rinj të tjerë me mendje të njëjtë e kanë bërë atë shumë “optimist për atë se çfarë mban e ardhmja”.