Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Lovato thotë se e sheh veten të martuar me një femër

Foto: Demi Lovato/Instagram

Ylli i hitit “Anyone”, Demi Lovato, e cila e përshkruan veten si biseksuale, besohet se aktualisht është në lidhje romantike me këngëtarin dhe aktorin, Max Ehrich.

Por së fundmi, Lovato ka lënë në nënkuptohet se në të ardhmen është e hapur të eksplorojë me lidhjet e saj të dashurisë, ngase ende nuk është e sigurt nëse dëshiron të martohet dhe të krijojë familje, transmeton Koha.

Në intervistën e fundit të realizuar për revistën “Harper’s Bazaar”, këngëtarja ka thënë: “Kur e imagjinoj jetën time në të ardhmen, nuk them se jam në kërkim të një burri me të cilin dua t’i kem tre fëmijë. Mendoj se do të ishte argëtuese të krijoj familje me një grua… Prandaj nuk e di çfarë e ardhme më pret, por jam e hapur të provoj gjithçka. Njerëzit vazhdimisht më pyesin se çfarë tipi më pëlqen, por unë iu përgjigjem, ‘a keni njohuri për historinë time?’. Unë nuk kam një tip të caktuar por thjeshtë tërhiqem nga lidhja që arrij ta krijoj me njerëzit.”

Në fillim të këtij viti, ish i dashuri i Demi Lovatos, aktori Wilmer Valderrama, me të cilin këngëtarja ishte në lidhje për gjashtë vjet, e bëri të ditur se është fejuar me të dashurën e tij modele, Amanda Pacheco.

Dhe pas këtij lajmi, këngëtarja 27-vjeçare tha se është e lumtur për të dhe ia dëshiron të gjitha të mirat në jetë. Përderisa, Lovato dhe Valderrama, nuk janë më të afërt me njëri tjetrin dhe kanë kohë që nuk kanë komunikuar, këngëtarja thotë se lajmi i fejesës së ish të dashurit të saj i ka ndihmuar t’i jap fund asaj lidhjeje përgjithmonë, dhe të mësojë të jetë mirë e vetme.

{gallery}