Këngëtarja Demi Lovato është në gjendje stabile dhe po këndellet në një spital në Los Angeles pasi është gjetur pa ndenja në shtëpinë e saj në Hollywood Hills si pasojë e mbidozës me drogë.
Tabloidi TMZ mbrëmë ka raportuar se këngëtarja është transportuar në spital menjëherë pasi shoqëria e saj thirri emergjencën.
Burime brenda policisë kanë konfirmuar se asaj i është dhënë Narcan, medikament që përdoret si kundërpërgjigje ndaj mbidozës me opioid.
Burime të afërta me këngëtaren i kanë thënë TMZ-së se ajo nuk ka pësuar nga heroina, por nuk kanë dhënë detaje tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Këngëtarja Lovato dërgohet në spital shkaku i mbidozës me drogë
-
Demi Lovato gati kishte vdekur nga mbidoza
-
Lovato do të tregojë historinë e saj për mbidozën gati vdekjeprurëse në album
-
Lovato thotë se më vonë do të flasë për gjendjen e rëndë që ka kaluar
-
Demi Lovato fajëson famën për të këqijat e jetës së saj