Ekipi Kansas City Chiefs, nuk është fituesi i vetëm i “Super-Bowli” që u mbajt të dielën mbrëma.
CNN ka vlerësuar se një ndër fituesit e asaj nate ishte edhe brendi i mirënjohur italian i veshjeve “Dolce and Gabbana”, pasi ky brend veshi yllin kryesor të kësaj ngjarje, këngëtarin Usher.
Të gjithë sytë e botës u kthyen kah ky brend duke ju falënderuar Usherit, pasi ai në skenën më të famshme të performimit kishte veshur një kostum krejtësisht të bardhë të punuar me kristale Swarovski, perla dhe detaje të inspiruar nga natyra.
Publiku u mahnit sërish kur pelerina që D&G kishin krijuar për këngëtaren Alicia Keys, mbuloi pothuajse të gjithë stadiumin. Ajo u shfaq ulur në një piano e veshur me një kostum të punuar të tërin me kristale Swarovski të kuq, ndërsa interpretonte një nga këngët e saj.
Kur në skenë Usherit ju bashkëngjit artistja H.E.R, ai shkoi për t’u ndërruar në një kostum tjetër që ishte krijim i Off White, brend të cilin e themeloi legjenda e modës, disenjatori i ndjerë Virgil Abloh.
Edhe
200 mijë kristale Swarovski dhe 120 orë punë: Fustani i Shakirës në finalen e Kupës së Botës
Por duket sikur asgjë nuk po mund të ia merrte shkëlqimin D&G-së pasi brendi mori sërish vëmendjen e të gjithëve.
Pavarësisht se reperi kontrovers Kanye West u mundua ta reklamonte brendin e tij të veshjeve “Yezees” përmes një videoreklame me buxhet të ulët që nuk dihet as ku është shfaqur, “Dolce and Gabbana” triumfoi pasi ylli i mirënjohur botëror Beyonce, u shfaq me një minifustan të punuar me dantelë e gurë Swarovski, nga krijuesit Domenico Dolce dhe Steffano Gabbana.
Beyonce mori të gjithë vëmendjen kur postoi fotografitë e realizuara në hotelin Wynn në Vegas, me këtë fustan nëpër rrjete sociale.
Nëse D&G kishte për qëllim që të bëhej trend nëpër rrjete sociale, e ka arritur, pasi vetëm disa ora më vonë Beyonce u bë kryefjalë e të gjitha rrjeteve sociale, duke “thyer rekordet” e internetit përmes një reklame të brendit të telekomunikimit “Verizon”, përmes së cilës ajo paralajmëroi muzikën e re.
Mbretëresha e muzikës pastaj publikoi dy këngë të saj të reja nga albumi i ri, “Texas Holdem” dhe “ 16 Carriages”, në llogarinë e saj të Instagramit.
Edhe
Dukjet më të mira nga “Met Gala” 2026
“Jermaine Dupri, ishte personi i parë që më ka njoftuar me Dolce and Gabbannan. Me të vërtetë mendoj se ky material dhe mënyra se si janë punuar këto kristale është diçka unike që ata bëjnë. Desha të kem diçka unike përderisa performoj”, ka thënë Usher, në një intervistë për revistën prestigjioze Vogue, derisa po bënte provat gjenerale.
{gallery}