Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Davidson tregon se si u rrëzua nga skena

Pete Davidson shpjegoi se si u rrëzua nga skena e emisionit “Saturday Night Live” me Machine Gun Kelly të mërkurën. Komediani 27-vjeçar gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” është pyetur ta tregojë “historinë e vërtetë” pas rrëzimit në janar të 2021-tës kur MGK-ja, 31 vjeç, performoi në emisionin e NBC-së. "Pra, Colton, ose siç mund ta njihni me emrin Machine Gun Kelly, pati mavijosje në kaksiks atë javë”, ka thënë Pete, duke iu referuar këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker.

“Nëse nuk e dini se çfarë është kaksiksi, është një asht në prapanicë”, ka shpjeguar ai. Pete ka thënë se në fillim kishte menduar se MGK po bënte shaka, por mavijosja e eshtrave ishte e vërtetë. “Kështu që nuk mund të ecte apo të ulej. Dhe e kishte një jastëk të hollë. Ishte vërtet mirë ta shihje se si një bandit ta vendosë një jastëk të vogël për t'u ulur”, ka thënë Pete. “Po, Megan Fox është me të dhe ai është ulur në jastëkun e tij të vogël”, ka shtuar ai, duke iu referuar të dashurës së MGK-së.

Pete ka thënë se MGK-ja i ka thënë se donte të bënte ndonjë “budallallëk” në fund të emisionit. “Dhe unë i thashë: “ Ose thjesht mund ta shijosh momentin dhe të duartrokasësh”. Ai tha: “Jo, do të mendojmë diçka, unë do të të kap ty”. I thashë: “Nuk e di nëse duhet ta bëni këtë, është një skenë e mbushur me njerëz. Thjesht duhet të duartrokasim. Dhe ai thotë: “Po, po, ke të drejtë", "tha Pete. Pete ka thënë se kishte marrë rreth 40 mesazhe nga njerëzit që pyesnin nëse ishte akoma gjallë dhe Jimmy ka ndarë një video ku shihen duke u rrëzuar nga skena.

Pete Davidson ishte në emision për ta promovuar ngjarjen e përkujtimit të 11 Shtatorit me Jon Steëart. “NYC Still Rising After 20 Years: A Comedy Celebration” do të mbahet të dielën në Madison Square Garden dhe ku do të shfaqen Dave Chappelle, Amy Schumer, Colin Jost, Michael Che, Bill Burr, John Mulaney, Ëanda Sykes, Jon dhe Jimmy. Ngjarja do të mbledhë para për shoqata bamirëse dhe të hollat do të shkojnë te viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe familjet e tyre.