Showbiz

David Tennant, Hayley Atwell dhe Nicholas Pinnock në serinë e re të “Netflixit”

Drama e re kriminalistike e “Netflixit”, “Criminal”, seri kjo me 12 episode ngjarja e së cilës është e vendosur në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani të Madhe, skenarin dhe regjinë e së cilës e kanë bërë talentet lokale, e ka gjetur ekipin e vet të aktorëve.

David Tennant, Hayley Atwell dhe Nicholas Pinnock do të duhet të shfaqen në serinë, e cila zhvillohet ekskluzivisht brenda mureve të një dhomë të marrjes në pyetje të policisë dhe është përshkruar si dramë e zhveshur e maces dhe miut, e cila fokusohet në konfliktin intensiv mendor mes detektivëve dhe të dyshuarve, shkruan KOHA Ditore.

Tre yje do të shfaqen në episodet britanike të serisë, dhe në to do të shfaqen edhe Youssef Kerkour, Clare-Hope Ashitey, Katherine Kelly, Lee Ingleby, Mark Stanley, Rochenda Sandall dhe Shubham Saraf.

Në episodet gjermane do të luajnë Peter Kurth, Christian Berkel, Deniz Arora dhe Nina Hoss, Eva Meckbach, Sylvester Groth, Florence Kasumba, Christian Kuchenbuch dhe Jonathan Berlin, ndërsa në episodet e vendosura në Francë do të luajnë Nathalie Baye, Jérémie Renier, Sara Giraudeau, Margot Bancilhon, Laurent Lucas, Stéphane Jobert, Anne Azoulay dhe Mhamed Arezki.

Image

Episodet spanjolle do ta kenë ekipin e vet që udhëhiqet nga Carmen Machi, Inma Cuesta, Eduard Fernández, Emma Suarez, Álvaro Cervantes, Jorge Bosch, José Ángel Egido, Nuria Mencia, Daniel Chamorro, María Morales, Javi Coll dhe Milo Taboada.