Ylli i “Megadeth”, Dave Mustaine e ka marrë një shtytje të madhe në betejën e tij kundër kancerit - mjekët e tij janë "shumë optimistë" për përparimin e tij.
Rockeri 57-vjeçar u diagnostikua me kancer të fytit në fillim të këtij viti dhe ai tregoi për betejat e tij shëndetësore përmes mediave sociale në qershor, duke u thënë fansave se mjekët e tij mendojnë se ai kishte "90 për qind gjasa për sukses", shkruan KOHA Ditore.
Diagnoza e detyroi Megadethin t’i anulonte koncertet e turneut 2019.
Mustaine të martën publikoi një deklaratë për t’i njoftuar fansat për gjendjen e tij, duke shkruar: "Pothuajse e kam përfunduar raundin e fundit të trajtimit dhe mjekët e mi janë shumë optimistë në lidhje me përparimin.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen dhe dëshirat më të mira këta muajt e fundit. Nuk mund të shpreh mirënjohje të mjaftueshme pasi që këtë rrugëtim të vështirë e bëri më të lehtë fakti se po më mbështetni në luftën që po bëj! Gjatë javëve të ardhshme, gjendja ime do të ekzaminohet, dhe do t'ju informoj për përparimin".
Mustaine është ende duke planifikuar të paraqitet në Megacruise inagural në tetor, duke shtuar: "Mezi po presim t’ju shohim, dhe e di se të gjithë artistët e tjerë të mrekullueshëm ndihen njëjtë. Le ta bëjmë këtë ngjarje rekorde. Më pak se 30 ditë deri në Thrashing through the Pacific! Shihemi shumë shpejt".
-
Dave Mustaine i “Megadeth” e ka “përfunduar” trajtimin për kancerin në fyt
-
Dave Mustaine diagnostikohet me kancer të fytit
-
Val Kilmer po ndihet shumë mirë 4 vjet pas diagnostikimit me kancer në fyt
-
Rod Stewart tregon se ka luftuar me kancerin e prostatës
-
Jessie J detyrohet të anulojë koncertet për shkak të një operacioni të dytë nga kanceri i gjirit