Këngëtari Glenn Danzig, i cili e filloi karrierën e tij me “The Misfits”, aktualisht është duke e promovuar debutimin e tij regjisorial, “Verotika”, ndërsa tashmë e ka përfunduar pjesën më të madhe të veprës së tij më të re skenariste-regjisoriale, “Death Rider in the House of Vampires”.
Në rolin titullar të “Death Rider” shfaqet Devon Sawa, ndërsa në spageti uesternin vampirik do të shfaqet edhe veterani i këtij zhanri Danny Trejo.
Vetë ngjarja e filmit nuk është zbuluar, por e dimë që Trejo do të paraqitet në rolin e personazhit me emrin Bela Latigo. Danzig zbuloi se të gjithë në film janë vampirë, kështu që nuk duhet të presim shumë për të zbuluar se kush është vampir dhe kush është njeri.
Përveç atyre që u përmendëm tashmë, në film gjithashtu luajnë edhe Julian Sands si Count Holiday, Kim Director si Carmilla Joe, Kansas Bowling si motra e vdekur e Rider, Victor DiMattia as Kid Vlad, Ashley Wisdom si Mina Belle, dhe Yulia Klass si Mircarla Mae, shkruan KOHA Ditore. Danzig do të luajë gjithashtu në rolin e personazhit me emrin Bad Bathory.
Tani për tani nuk dihet se kur mund të dalë filmi, por pritet gjatë këtij viti.