Showbiz

Daniel Radcliffe në situatë të pabesueshme në filmin “Guns Akimbo”

Ka mbërritur fragmenti i parë për filmin e ardhshëm “Guns Akimbo”, regjinë dhe skenarin e të cilit e bën Jason Lei Howden, ndërsa në rolet kryesore shfaqet Daniel Radcliffe dhe Samara Weaving. Guns Akimbo është vetëm vepra e dytë regjisoriale-skenarike e metrazhit të gjatë e Howdenit, i cili ka bërë efekte speciale për shumë blockbusterë hollivudianë.

Filmi e sjell historinë e developerit të lojërave Miles (Radcliffe), i cili përfshihet në një situatë të pamundur, falë komenteve të tij provokative në internet.

Një natë, pasi që i dehur e shkruan një koment të tillë në kanalin Skizm, klubi ilegal me luftime me vdekje, në derë atij i shfaqet Riktor (Ned Dehheny), krijuesi maniak i këtij kanali, dhe vendos ta detyrojë Milesin t’i bashkohet ndejës së tyre, shkruan KOHA Ditore. Miles zgjohet me pistoleta të kapura në të dy duart dhe zbulon se kundërshtari i tij i parë është Nix (Weaving) i fuqishëm, ylli i lojës Skizm.

Filmi deri më tani është prezantuar në disa festivale filmike në të gjithë botën, ku ka marrë vlerësime relativisht pozitive. Filmi Guns Akimbo do të dalë në kinema më 28 shkurt të këtij viti.