Aktorja e famshme e Hollywoodit, Dakota Johnson është fotografuar teksa kanë qenë në një dark romantike me Chris Martinin, solistin e bendit të njohur “Coldplay”.
Solisti i “Coldplay”, 40 vjeç, dhe ylli i filmit “Fifty Shades of Grey”, 28 vjeçe, në natën e 12 janarit janë parë në Soho House në Malibu, një klub ekskluziv nga i cili duhet të jeni anëtar për të marrë pjesë.
Edhe pse çifti nuk ka komentuar publikisht për lidhjen e tyre, muajin e kaluar një burim ka treguar ekskluzivisht për US Weekly se ata janë “përfundimisht në lidhje”, transmeton Koha.net.
“Ata janë duke u njohur njëri me tjetrin më shumë dhe ndihen shumë rehat me njëri-tjetrin. Chris i dërgon Dakotës këngët e tij për të marrë mendimin e saj. Kjo është më shumë se vetëm një lidhje e zakonshme”, ka thënë burimi për US Weekly.
-
Raportohet se Dakota Johnson dhe Chris Martin janë ndarë pas 8 vjetësh lidhjeje
-
Ndahen Chris Martin dhe Dakota Johnson
-
Chris Martin dhe Dakota Johnson kanë filluar të jetojnë bashkë, pas tri viteve në lidhje
-
Ndahen Chris Martin dhe Dakota Johnson
-
Chris Martin mohon thashethemet se është ndarë me Dakota Johnson