Showbiz

Cyrus dhe Hemsworth martohen në një ceremoni private

Një nga këngëtaret më të famshme ka vendosur t’i japë fund beqarisë me një ceremoni shumë private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë e çiftit. Ceremonia martesore është zhvilluar në shtëpinë e tyre dhe gjithçka u mor vesh nga publikimet e fotove në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për këngëtaren Miley Cyrus, e cila u martua me të fejuarin e saj aktorin e njohur - Liam Hemsworth. Ata, së bashku janë prej 9 vitesh.

Image

Cyrus dukej mjaft elegante me fustanin e saj të bardhë me njërën shpatull jashtë. Ndërkohë Hemsworth dukej mjaft elegant i veshur me një kostum të zi dhe një lule të bardhë në xhepin e xhaketës.

Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth janë njohur që në vitin 2009, kur u bënë bashkë për xhirimet e filmit “The Last Song”. Marrëdhënia e tyre ka pasur disa herë ulje e ngritje deri në vitin 2016 kur u kthyen bashkë dhe mesa duket se do të qëndrojnë përgjithmonë.