Showbiz

Cruz nuk kthehet duarthatë nga Festivali i Filmit në Venecia

Ajo e ka rolin kryesor në filmin e ri të Pedro Almodovar “Madres Paralelas”. Dhe Penelope Cruz e fitoi çmimin për aktoren më të mirë për paraqitjen e saj në film në ceremoninë e mbylljes së Festivalit të Filmit në Venecia 2021, të shtunën mbrëma. Ylli spanjoll, 47 vjeç, pozoi me Coppa Volpi në tapetin e kuq, ku mahniti të gjithë me një fustan argjendi.

Duke e pranuar çmimin ajo ka thënë: “Faleminderit, Pedro. Ky është 100 për qind i yti. Faleminderit që më besove edhe një herë, që më frymëzove çdo ditë duke e kërkuar të vërtetën, jashtë dhe brenda”. Ylli e përshkroi Almodovarin si “rrjetë të sigurisë” në një konferencë shtypi përpara shfaqjes në tapetin e kuq në Venecia. Ajo ka shpjeguar: “Ai mund të kërkojë nga unë që të bëj diçka që mund të më trembë me të vërtetë, por e di se ai do të jetë atje duke pritur për të më mbështetur”, duke shtuar se ishte mirënjohëse ndaj regjisorit që i ka dhënë “shumë personazhe të ndryshme, sfiduese”.

Penelope portretizon rolin e Janisit në filmin e shumëpritur, i cili paraqet dy gra që takohen në një dhomë spitali ku të dyja do të lindin. Penelope është shfaqur në shtatë nga filmat e Almodovarit, përfshirë “All About My Mother” dhe “Volver”. Në tapetin e kuq ajo mahniti me një fustan argjendi që shkëlqente. Festivali i Filmit në Venecia i vitit 2021 u mbajt nga 1-11 shtator dhe konsiderohet si një nga ceremonitë më të vjetra të çmimeve në botë dhe një nga pesë ngjarjet më të mëdha.

Juria drejtohet nga regjisori i “Parasite”, Bong Joon Ho, i cili ka thënë se është “i nderuar që është thurur në traditën e tij të bukur kinematografike”. “Si kryetar i jurisë - dhe më e rëndësishmja si një sinefil i përhershëm - jam gati të admiroj dhe duartrokas të gjithë filmat e mëdhenj të zgjedhur nga festivali. Jam i mbushur me shpresë dhe ngazëllim të vërtetë”. Juria gjithashtu përbëhet nga regjisori Saverio Costanzo, aktorja Virginie Efira, ylli Cynthia Erivo, aktorja Sarah Gadon, regjisori Alexander Nanau dhe regjisorja Chloé Zhao.