Showbiz

Conan O’Brien: Fundi i një karriere të bujshme si udhëheqës emisioni

Udhëheqësi i njohur televiziv, Conan O’Brien, i ka dhënë fund periudhës së tij 28-vjeçare si prezantues i emisionit të së enjtes mbrëma. Në edicionin e fundit të emisionit, O’Brien ka ofruar plot këshilla para audiencës në Largo të Los Angelesit. Gjatë krejt karrierës së tij si prezantues i emisionit, ai ka xhiruar më shumë se 4 mijë orë.

“Çdo mbrëmje kam thënë: ‘sonte do të kemi një emision të mirë’ dhe më duhet t’ju them se shpesh ju kam gënjyer”, ka thënë O’Brien. “Mirëpo sonte kemi një emision të mirë. Dhe çfarë nëse nuk e kemi? Çfarë do të bëjmë? Unë do të iki”.

O’Brien ka falënderuar audiencën dhe kolegët e tij teksa i ka dhënë fund emisionit.

“U jam mirënjohës stafit dhe fansave në këtë shtet që janë bashkuar në këtë rrugëtim timin të çmendur që të bëjmë gjëra që shpesh kanë qenë qesharake, mirëpo kishim edhe diçka të vogël si një lloj magjie”, ka thënë O’Brien.

Ndërkaq, ka porositur shikuesit që të mos ndalen së ndjekuri ëndrrat e tyre.

“Këshilla ime për ata që po na shikojnë është se do të jetë e vështirë të bëni atë që doni, mirëpo nëse keni sukses, është definicioni i parajsës në tokë”, ka thënë udhëheqësi i njohur televiziv.

Në edicionin e fundit, O’Brien ka publikuar edhe një video në të cilën janë paraqitur yjet si Tom Hanks, Betty White, Harrison Ford dhe Ryan Reynolds, të gjithë mysafirë të ftuar ndër vite.