Aktorja Lily Collins ka thënë se të qenët bashkëshorte e bën të ndihet shumë e moshuar. 32-vjeçarja, që u martua me Charlie McDowell, në muajin shtator, ka thënë se martesa është ndjenjë e mirë, por në të njëjtën kohë e bën të ndihet shumë e moshuar, sepse është shenjë e pjekurisë.
“Është mirë që më në fund mund të them jam bashkëshorte, por shpesh më bën të ndihem shumë e moshuar”, ka thënë aktorja.
Lily dhe Charlie u martuan në Colorado. Në ditën e kurorëzimit donin një ceremoni të përzier mes stileve britanike dhe amerikane.
“Ishte pamje e kodrave dhe kështjellave në Angli. Të dy kemi shtetësi të dyfishtë, pra ishte diçka që donim ta bënim”, ka shtuar ajo.
Ylli i filmit “Emily in Paris”, në fillim të shtatorit konfirmoi martesën kur publikoi fotografi të ditës së saj më të rëndësishme të jetës.
“Kurrë nuk do të doja të isha personi i dikujt tjetër më shumë sesa e jotja. Tani do të jem bashkëshortja jote. Më 4 shtator, zyrtarisht jemi të njëri-tjetrit përgjithmonë. Të dua”, kishte shkruar aktorja në përshkrimin e fotografisë.
Edhe
Lily Collins thotë se mëmësia ia ka bërë më të vështira xhirimet e “Emily in Paris”
Në një tjetër fotografi prapa skenës nga ceremonia e martesës, Charlie shihej duke përqafuar tashmë bashkëshorten e tij. Ndërkaq, aktorja e kishte cilësuar romancën e tyre si një përrallë të kthyer në realitet.
Aktorja është e bija e legjendës së muzikës, Phil Collins.