Showbiz

Coldplay sjell videoklipin e ri të inspiruar nga “Ferma e Kafshëve” të Orwellit

Rok grupi Coldplay ka publikuar videoklipin më të ri të këngës “Trouble In Town”, inspiruar nga “Ferma e Kafshëve” të George Orwellit.

Kjo është kënga e pestë e publikuar nga albumi i tetë i grupit “Everyday Life”, shkruan NME, transmeton Koha.

E inspiruar nga satira politike e Orwellit, klipi me regji të Aoife McCardle “Trouble In Town” vjen me skena mjaft shqetësuese.