Janë shfaqur thashetheme se aktori amerikan George Clooney (58 vjeç), përveç binjakëve Alexandrit dhe Ellës (2), e ka edhe një fëmijë tjetër, raporton “Business Times”. Bëhet fjalë për vajzën Ava (5) të ish të dashurës së tij, aktores dhe modeles Stacy Keibler (39).
Stacy ishte e dashura e George gjatë periudhës 2011-2013, ndërsa ata vazhduan të takohen edhe pas ndarjes së tyre zyrtare. Avën e vogël aktori refuzon ta pranojë, ndërsa thashethemet filluan për shkak të një letre anonime të cilën e mori aktori në adresën e shtëpisë së tij, shkruan KOHA Ditore. Në atë letër kërkohet nga ai që ta bëjë testin e atësisë për ta vërtetuar nëse Clooney është vërtet babai i vajzës pesëvjeçare.
Bashkëshortja e tij Amal (41) e mori dhe e lexoi e para letrën, gjë që e lëndoi atë. Ajo u shokua dhe kërkoi menjëherë nga bashkëshorti që t'ia shpjegonte situatën. Ajo reagoi keq në thashethemet e reja, ndërsa George për të gjitha pretendon se janë gënjeshtra.
Bandilli i madh për një kohë të gjatë u ka rezistuar martesës dhe obligimeve që i sjell ajo, por në fund Amal e bëri për vete.
Në një nga intervistat e tij të fundit, ai zbuloi se ishte i detyruar ta rriste sigurinë e fëmijëve të tij, ndërsa e gjitha filloi pasi bashkëshortja e tij e vazhdoi luftën për të drejtat e femrave, të cilat u dhunuan nga anëtarët e të ashtuquajturit shtetit Islamik.
“Nuk duam që fëmijët tanë të bëhen objektivë, prandaj kujdesemi për çdo detaj. E kam një grua të mrekullueshme dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, por më mungon ajo privatësia që me fëmijët e mi të eci nëpër Central Park”, – deklaroi aktori i famshëm.
-
Clooney u kërkon mediave të mos publikojnë fotografi të fëmijëve të tij
-
George Clooney sërish do të bëhet baba i binjakëve
-
George dhe Amal Clooney “ikin” nga Hollywoodi
-
George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma
-
Adam Sandler thotë se është falënderues për gjithë çfarë ka ka arritur në jetë