Claudia Schiffer është një nga ikonat e modelimit botëror. Jeta e saj ndryshoi në mënyrë drastike në vitet ’90 pas fushatës “Guess”.
“Ishte në vitin 1987. Po kërceja me miqtë e familjes në një klub nate në Dusseldorf, Gjermani, kur më është ofruar një agjent i botës së modës”, kujton 51-vjeçarja.
Ajo fitoi famë ndërkombëtare, duke u shfaqur në një seri reklamash seksi dhe lozonjare për xhinset Guess.
“Kam shkuar nëpër të gjitha qytetet amerikane për të promovuar xhinset. Një mëngjes dola në ashensor pa grim dhe fsheha fytyrën me flokët e mi dhe një grua më pyeti, ‘a je vajza e Guessit?’, aty e kuptova që jeta ime e thjeshtë që kisha bërë më parë ishte përmbysur”, tha ajo.
Claudia shprehet se jeta e saj nuk do të kishte këto ndryshime të mëdha nëse ajo nuk do t’i besonte rastësisë. /abcnews