Kelly Clarkson ka treguar se është e emocionuar që do të punojë me Ariana Granden në “The Voice”, kur u shfaq të hënën në “The Tonight Show me Jimmy Fallon”. Këngëtarja 39-vjeçare është pyetur nga prezantuesi Jimmy, 46 vjeç, nëse ajo dhe Ariana, 28 vjeçe, po “shkonin”.
“E dua. Është shumë qesharake. Shumë mendjemprehtë”, ka thënë Kelly për anëtaren e re të jurisë së “The Voice”. Fituesja e “American Idol” ka thënë se Ariana gjithashtu dinte për shëndetin vokal, gjë e cila do të ishte e mirë për emisionin garues të këndimit.
Ajo ka shtuar se që kur ata ishin kthyer në xhirime para një publiku të drejtpërdrejtë, turma u tërbua kur Ariana doli.
Jimmy pyeti nëse kur ishte jashtë e kishte dëgjuar muzikën e saj me altoparlantë. Ajo i tha atij se meqenëse muzika e saj ishte aq familjare, mund të dëgjohet edhe në ordinancat e dentistëve.
"Unë jam në stacionin që dëgjohet në dyqane ushqimore dhe në zyrat e dentistëve”, ka thënë Kelly.
Ajo gjithashtu zbuloi se këndon dhe kërcen nëse i dëgjon këngët e saj. “
Kelly ka folur për vizitën e fundit në Lowes, ku kishte kaluar goxha mirë. “U përkula dhe fillova të kërcej dhe po e turpëroja miken time Trishën në Lowes”, ka thënë ajo. Jimmy gjithashtu e ka përgëzuar Kellyn për tri çmimet “Emmy” për emisionin e saj, ku Kelly ka treguar se po xhironte dy javë premierë emisionin fillimisht në New York dhe më pas në Los Angeles.
“Po përpiqemi të arrijmë atë që është normale”, ka thënë Kelly. “Tërë emisioni ka të bëjë me lidhjet. Kjo është ironia, sepse në mes të sezonit tonë të parë të lidhjes, u paraqit COVID-19 dhe të gjithë u izoluan”. Kjo, sipas saj, kishte ndikuar për keq.
Kelly i ka thënën Jimmyt se ishte e vështirë të vazhdonte me emisionin me gjithçka që po ndodhte. Ajo ka thënë se është përpjekur që të bëhej si një “nxitëse tifozësh” dhe Jimmy tha se bashkëshortja e tij Nancy e inkurajonte që të vazhdonte të xhirimet për emision gjatë pandemisë, duke thënë se “njerëzit kanë nevojë për ty tani”.
Kelly, e cila po kalon nëpër periudhën e shkurorëzimit, ka thënë se ishte e lumtur që vazhdoi me emisionin, sepse “kur përqendrohesh për t’u ndihmuar të tjerëve të ndihmon t’i kalosh më lehtë problemet e tua”. Sezoni 21-të i “The Voice” do të shfaqet premierë më 20 shtator në NBC me Kellyn, Blaken dhe Arianan si anëtarë të jurisë, së bashku me John Legend.