Çifti i njohur i Hollywoodit, artistët, Nick Jonas dhe Priyanka Copra, kanë paditur kompaninë ndërtuese të shtëpisë së tyre pasi që panë se ndërtimi u bë me shumë defekte, raporton “TMZ”.
Ata kanë thënë se nuk po mund të jetojnë në shtëpinë që e kanë blerë në vitin 2019, pasi që ndërtesa ka shumë probleme, duke përfshirë mykun.
Në padinë e çiftit thuhet se është e rrezikshme për shëndetit të jetuarit në atë shtëpi e gjithashtu do t’u kushtonte atyre shuma të mëdha parash për ta riparuar.

Shuma e dëmit të supozuar nuk dihet, por Jonas dhe Chopra pretendojnë se duhet të jetë se paku 2.5 milionë dollarë.
Ndërkohë “Page Six” ka shkruar se avokati i tyre, Fred Fenser, ka thënë se çdo kush që ka ndërhyrë në ndërtim e riparim do të përshihet në këtë çështje.
Edhe
Kylie Jenner paditet sërish
“Të gjithë do të involvohen, pastaj ndërtuesi do të vendosë e do ta vërtetojë se kush ishte përgjegjës për defektet”, ka thënë ai.
Një burim i afërt me çiftin i ka thënë TMZ-së se ata janë shumë të zhgënjyer me problemet që ka ndërtesa, duke pasur shtëpinë ende nën riparim e duke mos pasur mundësi të jetojnë në të. Ndërkohë atyre ju është dashur të bëjnë ujdi për të jetuar diku tjetër.
-
Priyanka Chopra angazhon truproja për të mos i lënë fansat ta fotografojnë pa pëlqimin e saj
-
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tërheqin nga shitja shtëpinë luksoze
-
Mickey Rourke kërkon ndihmë financiare që të mos dëbohet nga shtëpia
-
Paris Jackson sërish i sfidon administratorët e pasurisë së babait të saj