Këngëtarja amerikane, Ciara, ka folur hapur për eksperiencën e bashkëpunimit me yllin e muzikës K-Pop, Jackson Wang, në këngën e tyre të fundit me titull, “Slow”.
Ciara dhe Jackson e kanë lansuar duetin të cilin për herë të parë e kishin interpretuar në kuadër të festivalit “Coachella 2023”. Në një video nga prapaskenat e xhirimit të klipit muzikor, dy artistët folën për eksperiencën e punës me njëri-tjetrin.
“Jackson dhe ekipi i tij ma dërguan këtë këngë të mrekullueshme të quajtur ‘Slow’. Ata më informuan se ishte kënga e Jacksonit dhe ai donte që unë t’i bashkohesha në projekt, dhe ai nuk e ka idenë se ishte një ëndërr e imja të punoja me një artist si ai”, deklaroi Ciara. “Ishte një përvojë e mrekullueshme. Isha tejet e lumtur për këtë mundësi dhe menjëherë shkova në studio për ta incizuar këngën”.
Ciara po ashtu e përshkroi Jacksonin si një person të sjellshëm dhe tregoi se këngëtari i lindur në Hong Kong tashmë ia ka mësuar disa fjalë në gjuhën kineze dhe koreane.
“Të kesh mundësi të punosh me mbretëreshën e kësaj muzike, Ciara, ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua. Më pëlqen gjithçka që kemi bërë bashkë. Jam i lumtur që kam rastin të jem në një dhomë me të, thjeshtë nuk mund ta besoj”, tha Jackson.
Kënga “Slow” do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të Jackson Wang, i cili besohet se e mbanë titullin “Magic Man 2”. Albumi fillimisht u paralajmëruar më 24 prill të këtij viti, me lansimin e videoprojektit “Cheetah”.