Këngëtarja me famë botërore, Ciara, ka thënë se po mundohet të humbë peshën që e ka shtuar sa ishte shtatzënë.
“Po mundohem të humb kilogramët e tepërt pas lindjes së bebes, të përgatitem për show dhe turne ndërkohë që jam nënë gjidhënëse dhe që udhëheq një biznes”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ndërkohë që i ka përshëndetur të gjitha nënat që po bëjnë të njëjtën gjë.
Këngëtarja e hitit “Goodies” u inkurajua nga adhuruesit që komentuan fjalë pozitive për të.
Pak kohë para se të lindte fëmijën e katërt, Ciara, pati thënë se mëmësia është përgjegjësi e madhe.
“Sa mendoj se jam gati, pastaj mendoj se nuk jam, por jam. Mendoj se kur vendos të sjellësh një jetë të re duhet të jesh e ‘gatshme’ për beben pavarësisht gjithçkaje”, pati thënë ajo për Entertainment Tonight.
-
Ciara flet rreth shtimit të peshës pas shtatzënisë
-
Ciara tregon arsyen e ndarjes nga ish-partneri i saj
-
Rita Ora tregon se është obsesionuar pas të bërit jetë të shëndetshme
-
Rihanna tregon se shtatzënitë ia ndryshuan format trupore
-
Bebe Rexha u kërkon fansave t'ia gjejnë një baba potencial për fëmijën e saj