Ajo nuk është parë në media sociale që pothuajse tri javë pasi dolën në pah shkrimet e saj abuzive në Twitter me Courtney Stodden dhe disa të tjerë nga viti 2011.
Por Chrissy Teigen bëri një paraqitje të rrallë të shtunën, me një fotografi të ëmbël të postuar në Instagram në llogarinë e bashkëshortit të saj, John Legend.
Modelja 35-vjeçare dukej e qetë me vajzën e saj 5-vjeçare, Luna, duke festuar paraqitjen e saj të parë si valltare.
Chrissy dukej e hareshme me fustanin e saj të bukur me lule dhe pa mëngë. Ylli i “Court” kishte flokë ngjyrë karamele me gërsheta, që i binin mbi shpatulla.
Në prapavijë shihej edhe nëna e Chrissyt, Vilailuck, me një xhaketë bardhezi.
“Shumë krenarë me valltaren tonë të vogël!” - thuhej në mbishkrimin e fotografisë së Johnit.
Chrissy u shfaq në Instagram për herë të parë që nga 16 maji.
Ajo nuk ka postuar në llogarinë e saj që nga 11 maji dhe shkrimet më të fundit ishin më 12 maj, ku kërkoi falje për shkrimet abuzuese në Twitter ndaj Courtney Stodden më 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç.
Që kur u raportuan për herë të parë, kanë dalë në pah edhe shkrimet e tjera ngacmuese ndaj Farrah Abrahamit dhe Lindsay Lohanit.
Për shkak të skandalit, ylli i pasarelave është tërhequr nga një angazhim i mëparshëm, një rol zëri në sezonin e dytë të serisë së “Netflixit”, “Never Have I Ever”, sipas “Deadline”.
Chrissy ishte planifikuar të ishte një nga narratorët e ftuar për serialin, bashkëkrijim nga Mindy Kaling, por është duke hequr dorë për shkak të skandalit me bullizëm kibernetik.
“Chrissy Teigen ka vendosur të largohet nga një rol i ftuar në një episod të sezonit të dytë të ‘Never Have I Ever’”, ka thënë një pjesëtar nga ekipi i serisë së “Netflixit”.
Deklarata ka zbuluar se pritet që dikush tjetër ta zëvendësojë Teigenin.