Chris Appleton, stilisti i flokëve të yllit botëror nga Kosova Rita Ora, e shumë të famshmëve të tjerë, po divorcohet nga partneri i tij, aktori Lukas Gage pas gjashtë muajsh martesë.
Mediat kanë raportuar se ata janë ndarë më 10 nëntor për shkak të dallimeve të papërmirësueshme.

Çifti ishte martuar në muajin prill gjatë këtij viti në një dasmë, ceremoninë e së cilës e udhëhoqi ylli televizi Kim Kardashian.

Një muaj para dasmës, Appleton ishte në emisionin e aktores Drew Berrymore “the Drew Berrymore Show”, ku u shpreh i lumtur që kishe dikë të veçantë në jetën e tij.
“Në të vërtetë po. Jam shumë i lumtur. Shumë i dashuruar dhe ndihem shumë mirënjohës që ndaj kohën me një person shumë special”, ka thënë ai gjatë intervistës me Berrymore.