Charlize Theron ka folur për lëndimin e saj të dhimbshëm të dorës, duke zbuluar se i është dashur t’u nënshtrohej tri operacioneve për ta rregulluar gishtin e madh.
Aktorja e kishte vendosur një mbajtëse në dorën e saj të majtë ndërsa po i promovonte filmat e rinj “Bombshell” dhe “The Addams Family”, duke u thënë gazetarëve se e ka pësuar lëndimin gjatë një skene luftimi në një film aksion, shkruan KOHA Ditore.
Por në episodin e së martës (15 tetor) të “The Ellen DeGeneres Show”, fituesja e “Oscarit” hyri në detaje, duke zbuluar se ajo e kishte shqyer ligamentin e kockës së gishtit të madh.
"Po e xhiroja një film në Londër ... Po përleshesha me një njeri shumë të madh dhe ai e kishte një jelek antiplumb, dhe gishti i madh ngeci në jelekun e tij dhe ai vendosi ta bënte një lëvizje të shpejtë dhe i gjithë gishti im u kthye prapa.
"Rashë në gjunjë dhe qava si një vajzë e vogël".
Edhe
Filmi “The Old Guard” i ndihmoi Charlize Theronit t’i tejkalojë fobitë
Ndërkohë, Theron zbuloi gjithashtu se ajo dhe kolegia e saj nga filmi “Bombshell”, Margot Robbie, kanë mbresa identike në qafë.
"Tek të dyja është bërë ngjitje me fuzion në qafë", shtoi ajo. "I njëjti mjek, i njëjti disk".
