Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Charlie Puth e përshkruan albumin e ardhshëm si tejet personal

Ylli i muzikës, Charlie Puth, thotë se albumi i tij i ardhshëm është më personali që e ka realizuar deri më tani, raporton portal “Billboard”.

Këngëtari 30-vjeçar tashmë është gati ta lansojë albumin e tretë të incizuar në studio, “Charlie”, dhe në një intervistë të fundit ai e pranoi që pavarësisht faktit se mund të tingëllojë si klishe, ky është projekti që e ka më për zemër sepse reflekton shumë nga personaliteti i tij.

“Mund të tingëllojë paksa klishe për një artist që të deklarojë se ky është albumi më personal që e ka realizuar ndonjëherë, por, në rastin tim është plotësisht e vërtetë sepse, kurrë më parë nuk krijuar këngë në të cilat e reflektojnë aq shumë personalitetin tim”.

Ylli i hitit “Attention”, i cili aktualisht besohet se është beqar por në të kaluarën ka qenë në lidhje me modelen, Charlotte Lawrence dhe pop yllin Selena Gomez, tashmë e ka postuar edhe dizajnin e ballinës së albumit të ri.

“Ballina e albumit flet vet. I përfaqëson të gjitha ato mendime dhe nota muzikore që më sillen nëpër kokë. Në albumin e ri përfshihet një këngë e cila titullohet ‘Smells Like Me’, dhe një tjetër me titull ‘There’s a First Time For Everything’, prandaj unë dua që truri juaj të udhëtoj në miliona vende sa herë që i lexoni këta tituj. Por, gjithashtu dua që adhurues ta ndiejnë një lloj afërsie me to, sepse definitivisht janë fjali të cilat i kanë dëgjuar më herët në jetën e përditshme. I gjithë albumi është prodhuar nga unë, po ashtu i kam shkruar këngët e tij me një grup shumë të vogël të njerëzve”.

Albumi “Charlie” lansohet për publikun e gjerë më 7 tetor të këtij viti.

Edhe Charli XCX thotë se albumin i saj i ardhshëm do të jetë më ndryshe Showbiz Charli XCX thotë se albumin i saj i ardhshëm do të jetë më ndryshe

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Charlie Puth (@charlieputh)