Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoni.
Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë. Dhe kur themi “kodet e caktuara të sjelljesh” nuk mund të mos mendoni edhe për bontonin e veshjes dhe paraqitjes së jashtme.
Më poshtë, do t’ju njohim me 2 rregullat e stilit që duhet të respektojnë Markle dhe Middletoni:
1. Markle dhe Middleton nuk duhet të mbajnë thonj false e as t’i lyejnë me ngjyra të forta: Dukesha e Sussexit, Meghan Markle dhe dukesha e Cambridget, Kate Middleton shfaqen gjithmonë të kuruara në daljet e tyre publike duke i kushtuar një rëndësi të veçantë çdo detaji që plotëson dukjen e tyre, por mesa duket jo thonjve, shkruan shekulli. Thonjtë artificialë dhe ngjyrat e forta nuk janë pjesë e bontonit mbretëror, andaj thonjtë e tyre duhet të jenë sa më natyralë. Sakaq, mbretëresha Elizabeth përdor prej vitit 1989 manikyrin nuancë rozë nga koleksioni Essie.
2. Mbretëresha nuk i honeps dot këpucët dhe sandalet me takë ortopedike: Mesa duket mbretëresha Elizabeth nuk është fanse e sandaleve apo këpucëve me takë ortopedike. Dhe këtë gjë e dinë tashmë të gjitha gratë e familjes, mirëpo kjo nuk e ka penguar Middletonin t’i mbathë dhe të luajë volejboll me to.