Këngëtari i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku, sot ka paralajmëruar pjesëmarrjen në televizionin turk “Tv Tek Rumeli”.
Aty ishte paraparë që në një emision ai t’i këndonte 7 këngë në gjuhën shqipe, shkruan rtv21.tv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor këtë performancë Cërvadiku e kishte anuluar pak minuta para se të fillonte emisioni.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar edhe arsyen.
“Emisioni ishte konceptuar një kange shqip e një kangë boshnjake me radhë. Unë kërkova qe te kryhet blloku i kangeve shqipe e pastaj boshnjake ose anasjelltas sepse me pengonte me i përzi kanget pasi gjuha boshnjake është gati e njëjtë me gjuhen serbe. Moderatori nuk e pranoi kushtin tim kështu qe unë dola nga studio ashtu i përgatitur per emision. Shpresoj shihemi herave tjera”, ka shkruar Cërvadiku.
Në postimet e më hershme ai ka bërë të ditur se në Stamboll po qëndronte për vizitë tek familjarët e tij. E me këtë rast e kishte ftuar edhe televizioni turk.
