Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Carrie Coon dhe Finn Wolfhard në filmin e ri "Ghostbusters"

Lajmi i cili na befasoi kohët e fundit ishte se Jason Reitman do ta vazhdojë trashëgiminë e babait të tij, Ivan, dhe ta bëjë filmin e ri për Ghostbusters, i cili do të vazhdojë në filmat origjinalë të viteve tetëdhjetë. Tani vjen lajmi i parë për rolet në të cilat do të paraqiten Carrie Coon dhe Finn Wolfhard.

Detajet për ngjarjen nuk dihen ende, edhe pse Reitman dhe Gil Kenan thuhet se tashmë e kanë skenarin.

Filmi do të duhej të zhvillohej në botën origjinale të Ghostbusters dhe do t’i injorojë ngjarjet e filmit “Ghostbusters” nga viti 2016. Ngjarja e filmit do të duhej të vendosej në vitet pas ngjarjeve nga filmi i vitit 1989, “Ghostbusters 2”, shkruan KOHA Ditore.

Coon do të paraqitet në rolin e nënës kryefamiljare të lidhur me personazhet origjinale, ndërsa Wolfhard do ta marrë rolin e djalit të saj.

Reitman planifikon të fillojë me xhirime këtë verë, ndërsa Sony thuhet se e planifikon daljen e filmit për korrikun e vitit 2020.