Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sigourney Weaver i kthehet rolit në “Ghostbusters”

Sigourney Weaver ka konfirmuar se do të ribashkohet me Bill Murray dhe Dan Aykroyd në filmin e ri të “Ghostbusters”.

Jason Reitman, i biri i Ivan Reitman, regjisori i komedisë origjinale klasike supernatyrale nga viti 1984 dhe vazhdimit të vitit 1989, në janar njoftoi se po e bënte një film të ri të “Ghostbusters”.

Në një intervistë me revistën “Parade”, Sigourney konfirmoi se ajo do të kthehet për ta luajtur të përndjekurën nga fantazmat Dana Barrett, në vazhdimin e ri të filmit, dhe se asaj do t’i bashkohen Dan dhe Bill si gjahtarët e fantazmave Ray Stantz dhe Peter Venkman, shkruan KOHA Ditore.

Duke e konfirmuar kthimin e tyre, ajo thotë: "Do të jetë një çmenduri e vërtetë të punosh me djelmoshat përsëri!"

Muajin e kaluar, Bill tha se do të kthehej nëse do t’i kërkohej kjo, duke thënë për “Indiewire”: "Kjo franshizë e pagoi kolegjin e djalit tim. Ne e bëmë atë. Ne jemi kujdestarët e saj. Është një gjë e mrekullueshme dhe ishte një film shumë argëtues për ta bërë. Është një film i vërtetë me disa gjëra shumë qesharake në të".

Dan e ka zbuluar përfshirjen e tij, duke thënë për “The Canadian Press”: "Djali i Ivan Reitman, Jason, e ka shkruar një skenar të bukur, nuk mund të them shumë për të, por ai do të realizohet dhe shpresojmë se do të përfshihen disa fytyra të njohura... Është kaq i ndryshëm edhe nga filmi i parë edhe i dyti. Kjo e dërgon filmin në një gjeneratë të re dhe në një drejtim të ri i cili është i ngrohtë, i përzemërt dhe, në të vërtetë, mjaft i frikshëm kur i hasni disa nga çështjet që diskutohen".

Edhe Don Mancini rikthen “Chuckyn” në kinema me film të ri horror Showbiz 3 muaj më parë Don Mancini rikthen “Chuckyn” në kinema me film të ri horror

Lajmi për filmin e ri, i cili do të dalë në vitin 2020, e shqetësoi Leslie Jones, e cila luajti në një reboot me karaktere femrash në vitin 2016, pasi që ai do ta injorojë filmin me formacion femëror, një vendim ky të cilin ajo e përshkroi si "shumë fyes".

“Rebooti”, i cili u bë me regji të Paul Feig, nuk arriti t’i mbulojë kostot e veta edhe pasi i inkasoi vetëm 229 milionë dollarë në arkat kinematografike dhe pas reagimeve negative të fansave të filmave origjinalë.