Cardi B e mbrojti veten pasi u shfaq një xhirim në të cilin dëgjohet se si tregon se i drogonte dhe plaçkiste meshkujt, të cilët donin të kishin seks me të derisa punonte si stripere, para se të bëhej e famshme në botën e muzikës.
Muzikantja amerikane u përball me kritika pasi që xhirimi i saj tre vjet i vjetër nga Instagrami filloi të qarkullojë përsëri në rrjetet sociale, raporton BBC-ja.
"Ndoshta kjo në atë kohë ishte përzgjedhje e keqe e jetës, por e bëra atë që duhej për të mbijetuar", shkroi ajo të martën.
Videoja origjinale është bërë në momentet kur karriera e saj filloi ta arrinte kulmin, ndërsa Cardi B iu përgjigj një shfrytëzuesi të Instagramit, i cili e la një koment se ajo nuk e meritonte suksesin, sepse nuk ishte munduar fare.
"Unë jam pjesë e historisë së hip-hopit, në të cilën mund të flisni prej nga vini, të flisni për gjërat e gabuara të cilat është dashur t’i bëni për të mbërritur aty ku jeni tani", shtoi Cardi B, përcjell KOHA Ditore.
Fituesja e Grammyt, gjithashtu, theksoi se ekzistojnë reperë të cilët edhe sot i vlerësojnë vrasjet, dhunën, drogat dhe plaçkitjet.
Edhe
Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen
Cardi B e përfundoi postimin e saj duke shpjeguar se meshkujt, të cilët i përmend në videon e mëparshme si meshkujt me të cilët është takuar, ishin të vetëdijshëm për gjithçka dhe me dëshirë i pranuan për të gjitha.
Por, një pjesë e publikut këtë repere amerikane e krahasuan me aktorin e turpëruar Bill Cosby, i cili përfundoi në burg në vitin 2018 pasi u akuzua për drogime dhe abuzime seksuale ndaj femrave.