Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cardi B i bashkohet Bernie Sandersit: "Presidenti ynë është përqeshësh"

Cardi B e kupton Bernien.

Reperja dhe njohësja e politikës u ul me kandidatin presidencial Sen. Bernie Sanders për një video të re fushate të vendosur në një sallon thonjsh në Detroit. (Mjerisht, vetëm Cardi i kishte thonjtë e manikyruar.)

Performuesja e “Bodak Yellow” dhe senatori i Vermontit ndajnë më shumë sesa afrimitetin për presidentin Franklin Roosevelt ("Ai është i preferuari im", tha ajo, duke bërë që Sanders të përgjigjet, "Epo, shpresoj që unë jam i preferuari juaj pasi të zgjidhem"). Ata gjithashtu pajtohen për çështjet si rritja e pagës minimale, anulimi i borxhit të studentëve dhe mposhtja e Donald Trumpit në vitin 2020.

"Presidenti ynë është një përqeshësh dhe mënyra e vetme për ta nxjerrë atë është dikush të fitojë," vuri në dukje Cardi.

"Duhet ta heqim qafe Donald Trumpin, pa dyshim", u dakordua Sanders, "sepse Donald Trump është një racist i hapur. Ai e ka tepruar".

Edhe Sanders: Bloomberg po kërkon të blejë zgjedhjet Botë Sanders: Bloomberg po kërkon të blejë zgjedhjet

Cardi tha se qëndrimet raciste në klimën aktuale politike i sheh si "dekurajuese" për njerëzit me ngjyrë, duke shtuar se, "Kjo na bën të ndihemi sikur jemi të pavlerë".

Në lidhje me brutalitetin e policisë, Sanders propozoi që Departamenti i Drejtësisë ta hetojë çdo vrasje të lidhur me policët dhe inkurajoi punësime për etnicitete të ndryshme, duke thënë se departamentet "duhet të duken si komunitetet që ato i shërbejnë, jo si një ushtri shtypëse".

Cardi B e pranoi se ajo e konsideronte policinë "derra", por që prej asaj kohe e ka kuptuar që shumë thjesht ata duan të mbrojnë dhe shërbejnë, dhe vuri në dukje se ajo është e kujdesshme që të mos i "sulmojë" më personat me uniformë.

Dyshja gjithashtu foli për kujdesin shëndetësor (taksat do të rriten, por bashkëpagesat do të reduktohen); emigracionin (Sanders u zotua ta "rivendosë dhe zgjerojë "DACA); dhe rritjen e pagave, me ç’rast Cardi B theksoi se kishte vështirësi me financat përpara se të bëhej e famshme.

Edhe Nicki Minaj dorë për dore me Trumpin Showbiz Nicki Minaj dorë për dore me Trumpin

"Nuk isha në gjendje ta paguaja qiranë time, të hipja në transport dhe të haja", tha ajo, ndërsa Sanders e theksoi mbështetjen e tij për një pagë minimale prej 15 $/orë.

A do të ndihmojë Cardi B t'i sjellë Sandersit më shumë vota nga fansat e saj? Përcillini sondazhet...