Showbiz

Candace Bushnell e kthen në TV “Sex and the City”

Sex and the City do të rikthehet në TV – drejtorët e Paramount i kanë siguruar të drejtat për librin e ardhshëm të autores Candace Bushnell.

Bushnell do ta shkruajë pilot skenarin dhe do të shërbejë si producente ekzekutive për “Is There Still Sex in the City?”, i cili bën fjalë për romancën dhe takimet pas moshës 50 vjeçare, sipas burimeve të Deadline.

Botuesit në Grove Press e kanë planifikuar publikimin e librit për muajin gusht dhe Bushnell shpreson se si libri ashtu edhe episodet televizive do të jenë ashtu siç dëshirojnë adhuruesit e Sex and the City, të cilët e presin me padurim edhe një pjesë të filmit.

"Nuk ishte kështu," thotë ajo për mediat. "Dikur, mosha pesëdhjetë e diçka vjeçare e nënkuptonte fillimin e daljes në pension – të punuarit më pak, kalimit të kohës me hobi, me miqtë tuaj, të cilët, sikurse ju, rrëshqisnin në një mënyrë më të qetë jetese.

"Me pak fjalë, njerëzit në moshën e pensionimit nuk kishin për qëllim të bënin shumë gjëra, por të bëheshin më të moshuar dhe pak më të rëndë. Ata nuk pritej të ushtronin, të fillonin biznese të reja, të shpërnguleshin në një shtet tjetër, të kishin marrëdhënie seksuale me të panjohurit dhe të fillonin nga e para. Por kjo është pikërisht jeta e shumë grave pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë e diçka vjeçare sot dhe jam e kënaqur që unë do ta reflektoj kompleksitetin e pasur të realitetit të tyre në letër dhe tani edhe në ekran".

"Libri origjinal dhe seria Sex and the City shërbyen si një kriter inovator për një brez të tërë të grave, përfshirë edhe veten time", shton Nicole Clemens, drejtuese e reklamave të Paramount Television. "Jemi të mahnitur që jemi në gjendje ta vazhdojmë atë bisedë nga pikëpamja e nënpërfaqësuar e grave në të 50-at e tyre dhe t'i përgjigjemi pyetjes me: "Po! Ka më shumë seks në qytet!'", shkruan KOHA Ditore.

Lajmi për serinë e re televizive vjen ndërsa Sarah Jessica Parker e merr në konsideratë të ardhmen e Sex and the City pasi që planet për ta bërë një vazhdim të dytë të filmit dështuan në vitin 2017.