Camila Cabello ka disa muaj që është pjesë e pothuajse të gjitha emisioneve televizive në Amerikë, ku po i performon live këngët e reja, me qëllim të promovimit të albumit të saj të parë si solo artiste. Dhe secilën herë ajo ka ardhur më e veçantë se kurrë.
Por në paraqitjen e saj të fundit televizive, ajo e sjellë një performancë unike të hitit të saj “Havana”, ku në vend të instrumenteve profesionale melodia e këngës vjen nga instrumentet për fëmijë, derisa Camila e tregon vokalin e saj të fuqishëm live, transmeton emisioni Express në KTV.
Prej se është publikuar videoja e perfomancës së Camilas bashkë me ekipin e instrumentistëve të emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, si dhe prezantuesin e këtij shou, videoja është klikuar pothuajse 1 milion herë brenda 24 orëve.
Kënga “Havana” është pjesë e solo albumit të parë të Cabellos. Albumi i cili u lansua më 12 janar, vjen pas largimit të këngëtares nga grupi i vajzave “Fifth Harmony” në dhjetor të vitit të kaluar.
Cabello ishte e suksesshme si pjesë e grupit "Fifth Harmony", por tashti këngëtarja po shënon suksese edhe më të mëdha si solo artiste, dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo madje po konsiderohet si një prej pop këngëtareve me zërin më të mirë në industrinë e muzikës, për momentin.
-
Camila Cabello nuk ka pasur miq kur ishte më e re
-
“Havana” e Cabellos shpallet kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave, mposht Adelen
-
Madonna befason fansat me paraqitjen në Coachella
-
Camila Cabello paralajmëron këngë të reja së shpejti
-
Cabello dhe Lipa patën një takim të ëmbël në koncertin e “Coldplay”