Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Camila Cabello dhe Cardi B në mesin e performuesve në Grammy Awards

Foto: People

Çmimet Grammy do mbushen me performanca të jashtëzakonshme nga yjet të muzikës.

Akademia e Regjistrimit (Recording Academy) njoftoi disa prej artistëve që do performojnë në ceremoninë e muajit të ardhshëm.

Camila Cabello do të performojë për herë të parë në Grammy. Ajo gjithashtu është e nominuar për 2 çmime, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Vocal Album”, shkruan CNN. Gjithashtu edhe reperja Cardi B do të performojë. Ajo është nominuar në 5 kategori, përfshirë “Record Of The Year” dhe “Best Rap Album”.


Lexonie edhe: 

“Havana” e Cabellos shpallet kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave, mposht Adelen


Janelle Monáe, Post Malone, Dan + Shay, Kacey Musgraves dhe Shawn Mendes janë mes artistëve që do performojnë.

Alicia Keys, fituesja 5 herë e çmimeve Grammy, do moderojë këtë ngjarje të madh muzikore.

Grammy Awards do të mbahet më 10 shkurt në orën lokale 20:00 në CBS./oranews