Rep artisti Buta ka paralajmëruar këngë e videoklipe të reja që sipas tij do të lansohen gjatë vitit 2022.
Në një intervistë për emisionin “Ça ka 3” ai premtoi shumë këngë për adhuruesit e muzikës së tij.
Rep artisti nga Ferizaj tha se do t’i publikojë 10 këngë, së paku 4 prej të cilave do të jenë të shoqëruara me videoklipe.
“Planet i kam të njëjta, që të bëjë sa më shumë muzikë të mirë dhe t’i kënaqi njerëzit. Kur të përfundoj vera, mendoj ta realizojë ndonjë EP, mixtape apo album”, u shpreh reperi.
Buta së fundi performoi në ngjarjen e përvitshme “Mayfest” që mbahet në Ulqin.