Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Buta me koleksion të hip-hopit “pranverë/verë”

Me mix tape-n e tij të parë, ai e ka zgjuar nga letargjia muzikën trap.

Për sa kohë e realizoi projektin muzikor, me kë bashkëpunoi dhe cilat janë planet e tij me këtë muzikë e që është degë e rap hip-hopit, mund t’i ndiqni nga Buta në storien e përgatitur nga Express i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pesëmbëdhjetë këngë ai i ka përfshirë në një mix tape, i cili po konsiderohet të jetë unik në tregun e rap hip-hopit vendas.

Vargjet të cilat i ka përdorur në instrumentalet e këngëve të tij i takojnë muzikën trap, që është pjesë e hip-hopit.

Në mix-tape-n e tij të parë, reperi Buta ka sjellë dymbëdhjetë këngë solo dhe tre bashkëpunime, ndërkohë ai tregoi se ky projekt është realizuar për një periudhë të shkurtër kohore.

Buta, i cili ka kohë që është në rap skenën vendase, deklaroi se për instrumentalet e këtij mix-tape ka bashkëpunuar me një varg producentësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

“Sorry” është kënga të cilën ai e veçon, kurse në vargjet e tij ai nuk lë pa thumbuar edhe politikanët vendas.

Reperi nga Ferizaj, pas “pranverë/verë”, siç e ka titulluar këtë mix tape, pritet ta realizojë edhe një tjetër për sezonin vjeshtë-dimër, teksa për emisionin “Express”, bëri publike planet e tij.

Buta ka thënë se përveç tjerash, pritet të realizojë këngë në bashkëpunim me emra të njohur të skenës si Era Istrefi dhe Ledri Vula.