Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

BTS po ndahet

Grupi koreano-jugor BTS, këngët tërheqëse të të cilëve u kanë dhënë atyre një mori fansash, kanë njoftuar se do të pauzojnë, raportoi BBC të martën.

Grupi i muzikës K-pop u tha fansave se kishin vendosur të bënin një pushim të gjatë dhe të ndiqnin projekte solo.

Anëtari i grupit, Jimin, tha se grupi kishte kaluar një "rrugë të vështirë".

"Ne po përpiqemi të gjejmë identitetin tonë dhe ky është një proces rraskapitës dhe i gjatë", shpjegoi ai.

BTS e bëri njoftimin të martën gjatë darkës së tyre vjetore FESTA, ku grupi diskutoi të ardhmen.

E gjithë biseda e tyre, e cila zgjati më shumë se një orë, u ngarkua në kanalin e tyre zyrtar në YouTube.

Darka FESTA ishte planifikuar për të festuar themelimin e grupit, i cili përbëhet nga RM, Jungkook, Jin, Jimin, Suga, J-Hope dhe V.

Edhe Publikohet “Arirang”, albumi i ri i grupit “BTS” Showbiz 4 muaj më parë Publikohet “Arirang”, albumi i ri i grupit “BTS”

Gjatë bisedës, RM tha se ndërsa ata kishin arritur shumë si BTS, anëtarët individualë duhej të rriteshin dhe të piqen si individë.

Të tjerët anëtarë u pajtuan duke shtuar se pauza ishte vendim i vështirë.

Ata thanë se nuk po ndaheshin si grup dhe se do të riktheheshin më të fortë.