Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bruce Willisi shfaqet me mbesën, vajza i bën dedikim emocional

Bruce Willis, i njohur si aktori më i paguar në botë, u pa teksa mbante mbesën e tij në krah, në Ditën e Babait. Fotografinë ia publikoi vajza e tij, Rumer Willis, që në këtë ditë, bëri një dedikim prekës për babanë e saj, që kohë më parë është diagnostikuar me demencë.

“Të shihja babanë tim duke mbajtur vajzën time, ishte diçka që do ta ruaj për pjesën tjetër të jetës sime. Ëmbëlsia dhe dashuria e tij për të ishte kaq e pastër dhe e bukur. Baba, unë jam shumë me fat që të kam ty dhe Lou po ashtu. Faleminderit që je babai më budalla, më i dashur dhe i lezetshëm që një vajzë mund të kërkojë”, ka shkruar 34-vjeçarja në Instagram.

Rumer, që është vajza më e madhe e aktorit, ka thënë se edhe vajza e saj e vogël ka një baba të mrekullueshëm. Bashkëshortja e Bruce Willis, Heming, u ka kërkuar paparacëve më parë që të mbajnë distancë dhe të ndalojnë së bërtituri në drejtim të aktorit, kur e shohin atë në publik.

Heming Willis, ka bërë një kërkesë emocionale përmes një videoje të cilën e ka shpërndarë në Instagramin e saj, duke deklaruar se “duhet të ketë më shumë edukatë” kur bëhet fjalë për njerëzit që jetojnë me demencë.

Duke përmendur disa raste kur fotografët përpiqeshin t’i flisnin aktorit, i cili shfaqet në publik shpeshherë për t’u takuar me miqtë për kafe në Santa Monica, modelja 44-vjeçare ka theksuar se “sa e vështirë dhe stresuese mund të jetë të nxjerrësh dikë në publik dhe ta udhëzosh drejt”.