Christina Aguilera nuk ka dashur të komentojë gjatë lirimin e koleges së saj, Britney Spears nga kujdestaria e babait, një javë më parë.
Krijuesja e hitit 'Beautiful' - e cila ishte kishte një “luftë të fshehtë” prej vitesh me yllin tjetër të “Mickey Mouse Club”, u pyet nga gazetarët në tapetin e kuq në çmimet Latin Grammy 2021, nëse ajo kishte folur me krijuesen e hitit 'Toxic' pas përfundimit të kujdestarisë.
“Jam e lumtur për të", ishte shprehja e vetme e Christinas duke refuzuar që të fliste më gjatë për këtë çështje.
Ndërkohë, Britney Spearsin duket se e ka irrituar deklarata e koleges së saj që nga fëmijëria, duke thënë se të refuzosh të flasësh të vërtetën, është një gënjeshtër.
“I dua dhe i adhuroj të gjithë ata që më kanë mbështetur, por të refuzosh të flasësh kur e di të vërtetën është e barabartë me një gënjeshtër”, ka thënë Britney.
Këngëtarja e famshme 40-vjeçare është liruar me një vendim të gjykatës një javë më parë nga kujdestaria e babait të saj, i cili për plot 13 vjet i ka kontrolluar asaj jetën profesionale e madje edhe atë personale.
Edhe
Christina Aguilera i del në mbrojtje Britney Spearsit
Britney ishte vendosur ligjërisht nën kujdestarinë e babit, me kërkesë të tij, për shkak të problemeve psikike të këngëtares, para më shumë se një dekade më parë.