Këngëtarja e njohur Charlie XCX është shpallur kantautorja e vitit nga “Brit Awards”. Sipas BBC-së, kjo i hap rrugën për dominimin në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet të shtunën.
BBC ka shkruar se ylli tashmë ka pasur më shumë nominime se çdo artist këtë vit, pesë gjithsej, duke vlerësuar punën e albumit shumë të suksesshëm në mbarë botën, “Brat”.
Çmimi “kantauroja e vitit” është i pari për të nga “Brit Awards”. Ajo në të kaluarën ka qenë e nominuar edhe në kategori të tjera, por nuk kishte fituar.
Në vitin 2023, pati kritikuar spektaklin në fjalë pasi nuk kishte nominuar artiste gra në kategorinë “Artisti i vitit”.
“Po bëjmë gjithçka si duhet. Nuk mendoj se është faji ynë, mendoj se mund të jetë i tyre”, pati thënë Charli XCX, duke iu referuar Akademisë së Votimit të “Brit Awards”.
Edhe
Charlie XCX triumfon me pesë çmime në BRIT Awards
Këtë vit, Charli, 32-vjeçare, është ndër favoritët kryesorë për çmimin “Artisti më i mirë”, ku garon kundër yjeve si shqiptarja e famshme, Dua Lipa, Central Cee dhe Sam Fender. Ajo është gjithashtu e nominuar për “Albumin e Vitit”, “Akti më i Mirë i Muzikës Dance”, “Artisti më i Mirë Pop” dhe “Kënga e Vitit” për hitin “Guess”, një bashkëpunim me këngëtaren Billie Eilish.
Suksesi i saj ka kulmuar këtë javë kur bashkëpunëtori i saj i vjetër, AG Cook, u shpall “Producenti i Vitit” nga “Brit Awards”.
Ky është moment historik për Charli XCX, e cila me albumin e saj të shtatë, “Brat”, ka kaluar nga një artiste e kultit në një yll komercial – pa bërë kompromise në vizionin e saj artistik.
Albumi u vlerësua si “muzika pop e së ardhmes”, ndërsa tekstet e tij, të përshkruara si “jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të lidhura me realitetin”, shfaqin pasiguritë, ankthin dhe obsesionet e saj.
Vetë Charli e përshkruan albumin si “kaos dhe trazira emocionale në ritmin e muzikës së klubeve”.
Me kopertinën e tij të guximshme në ngjyrë të gjelbër të ndezur dhe fenomenin viral të kërcimit të këngës “Apple”, albumi u kthye në një moment kulturor, të quajtur “Brat Summer”.
Suksesi i saj nuk u ndal me kaq. Në Grammy Awards, ajo fitoi dy çmime, përfshirë “Albumi më i Mirë Dance”, duke shënuar fitoren e parë si artiste solo në ceremoninë prestigjioze amerikane.
Për të përmbyllur këtë moment triumfi, Charli mbylli natën e Grammys me performancë të këngëve “Von Dutch” dhe “Guess”, e cila përfundoi me skenën të mbuluar nga të brendshme – të cilat më pas u dhuruan për organizatën bamirëse “I Support Girls”, e cila ndihmon gratë viktima të dhunës në familje.
Nominimet kryesore në Brit Awards 2025:
Artisti i Vitit
Beabadoobee
Central Cee
Charli XCX
Dua Lipa
Fred Again
Edhe
Kantautorja Raye bën histori duke fituar gjashtë çmime “Brit Awards”
Jamie xx
Michael Kiwanuka
Nia Archives
Rachel Chinouriri
Sam Fender
Grupi i Vitit
Bring Me The Horizon
Coldplay
The Cure
Ezra Collective
The Last Dinner Party
Albumi i Vitit
Charli XCX – Brat
The Cure – Songs of A Lost World
Dua Lipa – Radical Optimism
Edhe
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”
Ezra Collective – Dance, No One’s Watching
The Last Dinner Party – Prelude to Ecstasy