Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“BllokuiParEntertainment” me tri emisione

Djemtë e produksionit "BLLOKUIPARENTERTAINMENT", përpos emisionit "Neja n'bllok", janë duke planifikuar t'i realizojnë edhe dy emisione tjera.

"Bllokumentari" do të jetë emri i dokumentarit të parë televiziv në vend, me autor Jeton Gjakova, Dren Kaleci dhe DJ MadNUlla, ndërkohë krahas kësaj, ata do ta shfaqin edhe emisionin tjetër "Bllok Room". Se çfarë do të përmbajnë këto emisione, të cilat do të transmetohen në shtatorin e këtij viti në Kohavision, e shikojmë storjen në vazhdim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë ata të cilët po bëjnë përpjekje ta mbajnë në këmbë kulturën e rap hip-hop-it vendas të ndërtuar ndër vite.

Duke e informuar publikun e gjerë për këtë lloj të muzikës, e cila ka më shumë se dy dekada që ka zënë rrënjë edhe në trojet shqiptare, produksioni “BllokuiParEntertainment”, pritet ta shfaqë një dokumentar televiziv.

“Bllokumentari” është titulli i emisionit më të ri nga ky produksion, i cili do të transmetohet në Kohavision, ndërsa ai do të rrëfejë për jetën dhe veprimtarinë muzikore të rap artistëve shqiptarë.

Promovimi i rap artistëve të rinj, arti i rrugëve të Prishtinës, përmes artistëve që merrem me grafite, dhe DJ të njohur, do të zënë vend në emisionet e “BllokuiParEntertainment”, të cilat janë: “NEJA N'BLLOK”, “BLLOK ROOM” dhe “BLLOKUMENTARI”.

Ekskluzivisht dy anëtarët e labelit “TBA” deklaruan për emisionin “Express Pink” të KTV-së se në shtator të këtij viti do t'i publikojnë pesë projekte muzikore, pas mungesës së tyre të gjatë në skenën e rap hip-hop-it.